KRYESORE

Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Lajmin e bëri të ditur nga Kavaja në takimin e Foltores së tij me demokratët.

Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mbledhin firmat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe deklaroi se një nga kandidatët në garë për kryetar të partisë do të jetë edhe vetë ai.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, të firmosë për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë, të firmosë që të instalojmë primaret, të firmosë që të rikthejmë referendumin si formë direkte të qeverisjes suaj, të vendimmarrjes suaj, të firmosë natyrisht që ta hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha”, u shpreh ish-kryeministri.

Prej disa javësh, brenda Partisë Demokratike ka përplasje mes Sali Berishës dhe kryetarit Lulzim Basha, pasi ky e fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago