Berisha: Unë jam kosovar, se përmend kurrë për “kapital politik”

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se është kosovar, pasi Tropoja është pjesë etnike e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga ish-kryeministri, duke cituar fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”.

“Unë jam kosovar, Tropoja është absolutisht pjesë etnike e asaj që quhet Kosovë”, theksoi fillimisht ish-kryeministri.

Sipas tij, njësoj si Shën Gjergji si malësi e Tiranës, Tropoja është malësi e Gjakovës.

Lideri i selisë blu sqaroi se kur është vendosur kufiri një pjesë e mirë e fshatrave të saj kanë mbetur në anën tjetër të saj.

“Unë nuk mund të them kurrë se Kosova përmendet nga unë për ‘kapital politik’ . Sot, jemi në rrethanat të një tradhtie të qartë kombëtare nga Edi Rama me projektin e Open Balkan”, vijoi Berisha në deklaratën e tij.