Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në konferencë për median. Avokati i Berishës dorëzoi sot padinë për shpifje në Gjykatën Koleksionale të Parisit kundër sekretarit Blinken i cili e shpalli “Non grata”
PD ti kërkojë Yuri Kim të bëjë ndjesë publike
Pyetje: Nëse sot do të ishit kryetari I PD-së cili do të ishe qëndrimi ndaj SHBA?
Sali Berisha: PD do të mbetet si një parti properëndimore dhe amerikane. Deklarata që bëri ambasadorja amerikane në oborrin e PD-së është deklarata më skandaloze e 30 viteve të fundit. Kërcënimi që i bëri demokratëve me barin dhe shqiptarëve indirekt, dhe unë po atë ditë i kërkova të kërkojë ndjesë por ajo nuk ka ndodhur.
PD duhet ti kërkojë zonjës të kërkojë ndjesë publikisht dhe padiskutim mbetet e hapur për bashkëpunim me vendet mike të Shqipërisë.
Une ne parlament, askush nuk me ndalon dot
“Askush nuk ka në dorë të mos më çojë mua në shtator. Askush nuk mund të bllokojë hyrjen në parlament të deputetit të zgjedhur nga votuesit shqiptarë. Nuk kam grup tjetër parlamentar përvec PD-në. Edhe sikur një po mbeti I dyti do jem unë”
A I druhet Sali Berisha “një tradhëtie” nga Basha?
“Kryetari i PD-së, Basha i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën për të paraqitur fakte, dokumente e prova. Unë për këtë e falenderoj dhe përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë. Unë nuk dua të rrëzoj vendimin, por me padinë në gjykatë dua të rrëzoj shpifjet” – tha Berisha.
Nisme per shkarkimin e Berishes?
Pyetje: Ka zëra që flasin se deputetë të caktuar në grupin parlamentar do të kërkojnë përjashtimin tuaj nga ky grup në muajin shtator. Leni informacion në lidhje me këtë dhe nëse ndodh cili do të jetë qëndrimi juaj?
Sali Berisha: ” S’kam asnjë informacion konkret dhe një gjë duhet të dini; në këtë betejë unë kam mjet të vetëm të vërtetën dhe po përpiqem ta bëj pa kërkuar sepse uën thashë që nuk kërkoj ndryshimin e vendimit. Ai është i zoti i shtëpisë për këtë çështje dhe ka të drejtë të përcaktojë se kusht të hyjë dhe kush mos hyjë në vendin e tij për sa kohë është në atë detyrë.