FOTO&VIDEO

Burgim i përjetshëm për kosovarin në Gjermani, vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë

Gjykata rajonale e Regensburg e ka dënuar me burgim të përjetshëm një 56-vjeçar kosovar për vrasjen e gruas së tij.

Sipas gjykatës, i pandehuri kishte vrarë gruan e tij në tetor të vitit 2020 në apartamentin e përbashkët në Regensburg për motive të ulëta.

Ai kishte treguar se shkak i vrasjes ishin dyshimet se gruaja e tij po e tradhtonte, shkruan BR24, transmeton Shqip.com.

Për shkak se gruaja e tij kishte pranuar telefonata në celularin e saj nga një numër që ai nuk e njihte, dyshoi se po e tradhtonte. Në të vërtetë, numri i përkiste vëllait të viktimës.

Por, në të vërtetë në gjykatë është thënë se arsyeja e vrasjes ishte pasi i pandehuri kishte humbur “fuqinë” dhe më bashkëshortja nuk kishte frikë nga ai.

Sipas BR42, i pandehuri kishte sunduar prej kohësh në familje “si një tiran”. Gruaja jetonte “si skllave”. Ajo nuk lejohej të dilte jashtë, madje pazaret ishin të mundshme vetëm kur shoqërohej me dikë. Ai gjithashtu e ndaloi atë të shkonte në kurs të gjuhës gjermane. Fëmijët kishin deklaruar gjatë gjykimit se, ndryshe nga “familjet normale”, ata nuk ishin të lumtur kur vinin në shtëpi nga shkolla në mesditë, por në vend të kësaj gjithmonë pyesnin së pari nëse “ai” ishte në shtëpi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

36 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago