Një betejë e vërtetë dronësh është zhvilluar në qiell mes Rusisë dhe Ukrainës. Moska pretendon se ka rrëzuar 6 fluturake në rajonin Kurs dhe 21 dronë të tjerë në Briansk. Nga ana tjetër, ushtria e Ukrainës njofton se ka shkatërruar thuajse 8 mijë dronë rusë vetëm gjatë javës së fundit. Presidenti Volodymyr Zelenski lavdëroi ushtarët e vendit të tij që po luftojnë heroikisht për çlirimin e territorit ukrainas të pushtuar nga rusët.
“Dëshiroj të lavdëroj veçanërisht luftëtarët tanë që po godasin bazat dhe logjistikën ruse në territoret e pushtuara. Okupatori duhet të ndjejë se kjo është tokë ukrainase”, theksoi lideri i Kievit.
Në orët e fundit, forcat ukrainase kanë goditur aeroportin ushtarak rus Saki në Krime. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur del në dritë një plan sekret. Nju Jork Tajms raporton se ministri i mbrojtjes i Rusisë, Andriy Belousov, ka telefonuar shefin e Pentagonit amerikan, Lloyd Austin, në fillim të këtij muaji për ta paralajmëruar lidhur me një “operacion të fshehtë” që Ukraina po përgatit kundër Rusisë. Sipas 3 burimeve të ndryshme të medias amerikane, zyrtari i Putinit, i tërhoqi vërejtje Pentagonit, pasi besonte se ukrainasit kishin bekimin e Shteteve të Bashkuara për sulmin sekret ndaj Rusisë.
“Nju Jork Times” shkruan se Belousov e ka pyetur Austin nëse Pentagoni ishte në dijeni të operacionit duke e paralajmëruar se kjo mund të ndizte edhe më tej tensionet mes Moskës dhe Uashintonit. Sipas burimeve në fjalë, zyrtarët amerikanë kanë mbetur të surprizuar dhe konfirmuan se nuk ishin në dijeni të asaj që pretendohej.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…