Deputeti gjerman ,Peter Beyer, i cili është edhe një prej njerëzve më të afërt të kancelares gjermane, Angela Merkel, ka folur sot për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili aktualisht gjendet në rrethana të paqarta.
https://www.facebook.com/peterbeyermdb/videos/893427397830159/
Në njërën anë emisari i Trump, Richard Grenell, ka organizuar një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, derisa sllovaku Lajçak të cilit ia ka deleguar Borell punët rreth dialogut gjendet në Kosovë për të përgatitur terrenin për bisedime në Bruksel.
Për deputetin gjerman, Peter Beyer, i cili ka mbajtur sot një fjalim në parlamentin gjerman ku është diskutuar rreth vazhdimit të mandatit të KFOR-it gjerman në Kosovë, ka thënë se ekziston vetëm një proces i dialogut të cilin e drejton Bashkimi Evropian dhe që dërgon procesin drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“ BE si e vetme është një partner serioz politik dhe ekonomik për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera Beyer.