Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Beogradit është arrestuar një person që besohet se është një “spiun kroat”.
Sipas mediave serbe, arrestimin e ka bërë Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) në bashkëpunim me autoritetet shtetërore.
Lajmin e ka raportuar i pari Novosti, media e afët me regjimin serb, i cili thotë se arrestimi është “rezultat i një pune operative disamujore të BIA-s”.
Ata shtuan se arrestimi përfaqëson “një vazhdimësi të shtypjes së spiunazhit dhe aktiviteteve shkatërruese-subversive të Agjencisë Kroate të Sigurimit dhe Inteligjencës (SOA)”.