Bibla më e vjetër hebraike në botë është planifikuar të dalë në ankand në shtëpinë e njohur të ankandeve Sotheby’s në New Jork dhe pritet të arrijë një shifër deri në 50 milionë dollarë.
Në fakt, kjo shifër e lartë mund ta bëjë atë dokumentin më të vlefshëm historik të shitur ndonjëherë në ankand.
Përpara shitjes, Bibla, e njohur si “Codex Sassoon”, u ekspozua për publikun në Izrael.
Libri që daton 1,100 vjet më parë, konsiderohet si Bibla më e vjetër dhe më e plotë hebraike. Aktualisht i mungojnë vetëm 12 faqe.
Bibla pritet të kalojë shifrën e një dorëshkrimi të Leonardo da Vinçit, i blerë nga Bill Gates për 30.8 milionë dollarë në vitin 1994, dhe shifrën e botimit të parë të Kushtetutës së SHBA e blerë nga Ken Griffin për 43.2 milionë dollarë në 2021.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…