Presidenti Joe Biden nuk do të heqë dorë nga gara presidenciale në muajin nëntor , pavarësisht gafave të reja që rrezikuan të prishnin konferencën e tij të shumëpritur për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Uashington.
Gjatë përballjes me gazetarët, 81-vjeçari u tregua më i vendosur se kurrë për të kandiduar për një mandat të dytë, duke deklaruar, me çiltërsinë që e dallon, se ishte kandidati më i kualifikuar dhe i vetmi i aftë për të mposhtur Trumpin.
“E munda një herë dhe do ta bëj përsëri. Aleatët evropianë më thanë të fitoja, sepse unë jam personi më i kualifikuar për të qenë përsëri president i Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.
Më pas, presidenti Biden drejtoi kritikat e zakonshme ndaj rivalit të tij. “Agjenda ime është gjithmonë plot dhe çfarë bën Trump? Ai luan golf. Ai nuk bën asgjë. Nuk është e vërtetë që thashë se duhet të fle në 20:00, thjesht thashë që duhet të bëj më pak gjëra”, vazhdoi presidenti.
Megjithatë, mbrëmja nuk nisi më së miri për presidentin, i cili pak para se të hynte në sallën e mbushur me gazetarë, kryesisht amerikanë, bëri një tjetër gafë duke e prezantuar Volodymyr Zelensky në skenën e samitit të NATO-s si “Putin”.
Pak minuta më vonë, lëshoi një tjetër këtë herë duke thënë “Zëvendëspresidenti Trump” kur fliste për Kamala Harris.
Këto lapsuse manjati i shfrytëzoi menjëherë duke ndarëve videon në rrjetet sociale. “Bravo Joe! Punë e mirë!”, komentoi ai me sarkazëm.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…