Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e ka konfirmuar se në kërkesën që iu është adresuar për buxhetin vjetor të 2022’ës nga presidenti i SHBA’së, Joe Biden, janë edhe 200 milionët të cilat janë parë të nevojshme për shtyerjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë.
Në dokumentin Justifikimi i Buxhetit të Kongresit për vitin 2022, të publikuar nga MCC’ja, thuhet se nëpërmjet zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtërishme, do tentohet të lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr, raporton Gazeta Express.
“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.
Ata i kanë paraparë këto projekte si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor. Zbatimi i projekteve të MCC’së vjen si rezultat i marrëveshjes për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka thënë se shpreson që do bashkëpunojë me qeverinë e re. Megjithatë, skepticizmi drejt një bashkëpunimi mes dy palëve mund të shtohet pasi që kryeministri Albin Kurti pati thënë se s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, pati deklaruar ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…