Në skenarin impresionues të ish-pallatit mbretëror të Varshavës, presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një nga fjalimet më të rënda dhe të drejtpërdrejta kundër homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Biden iu drejtua popullit rus, duke kërkuar që ta hidhnin poshtë liderin e tyre prej më shumëse dy dekadash.
“Për hir të zotit, ai njeri nuk mund të mbetet në pushtet”, deklaroi Biden, duke cilësuar Putin si një kriminel që po portretizon zgjerimin e NATO si një projekt imperialist që dëshiron të destabilizojë Rusinë. Asnjë më e pavërtetë se kjo. NATO është aleancë mbrojtëse”. Ai shtoi, gjithmonë duke iu drejtuar popullit rus, që “kjo nuk është ajo që ju përfaqësoni. Kjo nuk është e ardhmja e fëmijëve tuaj, kjo luftë nuk ia vlen vërtetë për popullin rus”.
Biden nënvizoi që ushtarët amerikanë nuk do të hyjnë në Ukrainë, por paralajmëroi Moskën mbi plane të ndryshme në kufijtë e NATO-s. “Mos mendoni asnjë moment të hyni edhe në një pëllëmbë toke të vetme të një vendi NATO”.
Moska u përgjigj menjëherë ftesës së Biden për të rrëzuar Putin. “Nuk e vendos zoti Biden këtë” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Pescov.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…