Në një fjalim të rrallë televiziv nga Zyra Ovale të mërkurën mbrëma, presidenti amerikan Joe Biden bëri komentet e tij të para publike që pas deklarimit të tërheqjes së tij të dielën nga gara presidenciale.
Ai tha se e ardhmja e demokracisë amerikane qëndron në duart e popullit amerikan. Biden e quan vendimin e tij për t’u larguar nga gara një çështje të mbrojtjes së demokracisë. Ndërsa nuk e përmendi Donald Trumpin me emër, ai u përpoq të vinte një kontrast të qartë me ish-presidentin, ambicia e të cilit e bëri atë të pretendonte fitoren në një zgjedhje që nuk i fitoi katër vjet më parë.
Pasi Biden mbajti fjalimin e tij në Zyrën Ovale, Trump tha në mediat sociale se “mezi kuptohej dhe ishte shumë keq”.