Biden: Putin ka arrestuar këshilltarët e tij

Presidenti rus, Vladimir Putin mund t’i ketë vënë këshilltarët në arrest shtëpiak.

Ka qenë ky një pretendim i presidentit amerikane Joe Biden.

“Ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij”, pohon ai, duke shtuar se nuk ka prova të forta për këtë.

Gjithashtu Biden në deklaratën e tij foli edhe për ndalimi i importeve të naftës ruse, e cila sipas tij ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”, por do të “kishte një kosto”.

“Kompanitë amerikane të naftës po regjistrojnë fitime në rritje dhe kanë një zgjedhje: ndërmjet përdorimit të tyre duke prodhuar më shumë naftë, duke u dhënë njerëzve një pushim, ose ata mund të shfrytëzojnë situatën”, tha ai.

Kështu Biden njoftoi se po shpall një politikë “përdoroje ose humbe”, ku kompanitë do të përballen me tarifa për puset e papunë nëse nuk rifillojnë prodhimin.

Ai gjithashtu thirri Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes për të inkurajuar minierat e mineraleve për bateritë në automjetet elektrike si pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të kaluar drejt burimeve më të pastra të energjisë.

Presidenti amerikan paralajmëroi industrinë e naftës “të mos ulet në fitime rekord” gjatë rritjes aktuale të çmimeve, duke shtuar se ai dëshironte “të vendoste një themel të ri për pavarësinë e vërtetë dhe të qëndrueshme të energjisë amerikane