Presidenti i SHBA-së Joe Biden mirëpriti qindra persona të komunitetit LGBTQI+ në Shtëpinë e Bardhë për të festuar Muajin e Krenarisë.
Ngjarja, e përshkruar nga administrata si ngjarja më e madhe e Shtëpisë së Bardhë në llojin e saj, fillimisht ishte planifikuar për të enjten, por u shty për shkak të cilësisë së dobët të ajrit nga zjarret në Kanada, raportoi AP.
Presidenti dhe Zonja e Parë Jill Biden organizuan një pritje në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.