KRYESORE

Biden takohet me Erdoganin në Romë: SHBA e shqetësuar për sistemin raketor rus të Turqisë

residenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar sot me kreun e shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 në Romë. Dy liderët deklaruan vullnetin e përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ranë dakord për krijimin e një mekanizmi të përbashkët në këtë drejtim.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë bën me dije se dy presidentët diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme dhe vë në dukje shqetësimin e SHBA për posedimin e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia. Biden ka theksuar po ashtu, rëndësinë e institucioneve të forta demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit për paqen dhe prosperitetin.

Biden i adresoi këto shqetësime drejtpërdrejt me Erdoganin, thuhet në një pjesë të takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke nënvizuar gjithashtu “dëshirën e tij për të mbajtur marrëdhënie konstruktive, për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive mosmarrëveshjet”.

“Liderët diskutuan zhvillimet politike në Siri, dërgimin e ndihmave humanitare për afganët në nevojë, zgjedhjet në Libi, situatën në Mesdheun Lindor dhe përpjekjet diplomatike në Kaukazin e Jugut. Presidenti Biden ripohoi bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe rëndësinë e rolit të Turqisë si aleate e NATO-s, por vuri në dukje shqetësimet e SHBA-së për posedimin e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e institucioneve të forta demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit për paqen dhe prosperitetin” , tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Takimi i Biden me presidentin turk erdhi përpara takimeve me liderët botërorë të fokusuar në çështjet globale të zinxhirit të furnizimit. Biden dhe Erdogan u takuan për herë të fundit kokë më kokë në qershor në selinë e NATO-s në Bruksel, një takim që Biden e quajti “pozitiv dhe produktiv”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago