KRYESORE

Biden thotë se do të kishte një “armëpushim nesër” nëse Hamasi do të lironte pengjet e mbetura

Presidenti amerikan Joe Biden tha se do të kishte një “armëpushim nesër” nëse Hamasi do të lironte pengjet e mbajtura në Gaza.

“Siç e kam thënë, i takon Hamasit – nëse ata donin ta bënin, ne mund ta përfundonim nesër. Dhe armëpushimi do të fillonte nesër”, tha Biden në një mbledhje fondesh në Seattle të shtunën, sipas gazetarëve në dhomë.

Familjet e pesë amerikanëve që besohet se mbahen peng në Gaza u takuan të premten me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan dhe koordinatorin e Lindjes së Mesme, Brett McGurk.

Sipas një leximi të takimit nga përfaqësuesit e familjeve, ata i shprehën zhgënjimin e tyre të jashtëzakonshëm me një tjetër pauzë, tek zyrtarët e administratës Biden, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet negociuese të Izraelit dhe Hamasit u larguan nga Kajro pa një marrëveshje në fillim të kësaj jave.

Militantët e Hamasit thanë se refuzimi i Izraelit i një plani armëpushimi të paraqitur nga ndërmjetësit në negociatat në Kajro i ktheu bisedimet për lirimin e pengjeve në “sheshin e parë”.

Hamasi akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po pengon bisedimet e armëpushimit për të përdorur negociatat si mbulesë për të sulmuar qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Izraeli ka refuzuar vazhdimisht të bie dakord për një armëpushim të përhershëm në Gaza derisa Hamasi të mposhtet, edhe nëse të gjithë pengjet lirohen.

Të martën, Netanyahu tha se “propozimi i Hamasit ishte shumë larg nga kërkesat thelbësore të Izraelit”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago