WASHINGTON, DC - FEBRUARY 22: U.S. President Joe Biden speaks on developments in Ukraine and Russia, and announces sanctions against Russia, from the East Room of the White House February 22, 2022 in Washington, DC. The White House earlier in the day called Russia’s deployment of troops into two pro-Russian separatist regions of Ukraine “the beginnings of an invasion.” (Photo by Drew Angerer/Getty Images)
Këtë të enjte të 19 majit udhëheqësit e Suedisë dhe Finlandës u takuan me Presidentin e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë pasi ata dorëzuan kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO, derisa pas takimit, Biden ka thënë se “trupat finlandeze dhe suedeze kanë shërbyer krahë për krahë me SHBA-në dhe trupat e NATO-s në Kosovë, Afganistan dhe në Irak”, raporton CNN.
“Trupat finlandeze dhe suedeze, ata tashmë kanë shërbyer krah për krah me forcat e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak. Dhe Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur njerëz të guximshëm të Ukrainës,” tha Biden, duke shtuar se vendet tashmë përmbushin të gjitha kërkesat e NATO-s.
Ndryshe, Suedia ka vendosur të ndjekë Finlandën fqinje dhe të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i dhënë fund më shumë se 200 viteve të mos-angazhimit ushtarak.
Kryeministrja Magdalena Andersson e quajti atë “një ndryshim historik në politikën e sigurisë së vendit”, teksa iu drejtua ligjvënësve në kryeqytetin suedez Stokholm.
“Suedia ka nevojë për garanci formale të sigurisë që vijnë me anëtarësimin në NATO”, tha Andersson, duke shtuar se vendi po vepronte së bashku me Finlandën, qeveria e së cilës njoftoi të dielën se do të kërkonte t’i bashkohej aleancës.
Opinioni publik në të dy vendet ishte fuqishëm kundër anëtarësimit në NATO përpara pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, por mbështetja për anëtarësimin në NATO u rrit shpejt pas kësaj.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…