Bie Abazoviç, rrëzohet qeveria në Mal të Zi

Dritan Abazoviç më nuk është kryeministër i Malit të Zi.

Parlamenti malazez ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij.

Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.

Vota kundër erdhi nga Danijela Đuroviç, kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi.

50 deputetët ishin të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Demokratëve, Socialdemokratëve (SDP), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe “Mali i Zi i Bashkuar”.

Qeveria e tij do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.