Bildt: Situata mund të tensionohet edhe më shumë në veri, pasi Kosova është afër aplikimit për anëtarësim në BE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt ka reaguar për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Bildt ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më shumë, pasi siç thotë ai, Kosova këto ditë ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, ka shkruar Bildt.

Ai ka thënë se para se aplikimi për anëtarësim në BE të bëhet, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe “duhet të ndërmerren hapa të vështirë”.