Mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit po përballen me sfida të pashembullt. Disa spitale, veçanërisht në New York, janë të stërngarkuar me pacientë, dhe stafet e spitalit janë duke punuar pa u lodhur – ndonjëherë pa pajisjet e duhura mbrojtëse.
Të enjten, një spital në zonë mori një gjest falënderues domethënës nga disa banorë të famshëm të New York.
“Amazing !!! Unë jam një mjek i ER në Dobbs Ferry NY dhe sapo kam marrë pica nga Clintons,” shkroi në Tweeter Dr Angela Cirilli, e cila punon në Spitalin St. John’s Riverside dhe Dobbs Ferry Urgjencës në Westchester County.
“Faleminderit !!!! “Ne kemi nevojë për udhëheqës si ju në këtë kohë të vështirë,”. Shumë mirënjohje nuk dija se si të arrija t’ju thoja faleminderit – Angela cirilli, MD”, vazhdoi në postimin e saj.
Ish Presidenti Bill Klinton dhe ish Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton jetojnë në Chappaqua aty pranë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…