Biseda e Alvin në telefon me të atin: Mami vishet si ninxha

Në konferencën e përbashkët për shtyp që po mbahet në aeroportin e Fiumicinos, tregohet së lutjet e Alvin në telefonin të atit i prekën shumë

“E ëma ishte radikalizuar. Mori djalin me vete sepse të çonte një djalë në Siri do të thotë të dërgosh një luftëtar të ri. Dhe kur Alvin fliste me të atin ne telefon i tregonte. Mami vishet si ninxha. Dua të kthehem të shkoj në shkollë.”

“E bukura nuk është vetëm që Alvin e sollëm në shtëpi dhe e bashkuam me motrën. Ishte lojë e një skuadre ndërkombëtare. Është hera e parë në Europë që një fëmijë jetim në këtë qendër, që ne e quajnë kampi i jetimëve, arrin të largohet. Alvin është i pari që është kthyer, është me prindër shqiptar por ka lindur në Itali.”

E ëma e Alvin vdiq në sytë e tij. Këto vite babai dhe motrat e dinin se kishte vdekur por një telefonatë nga kampi i Al Hol risjell shpresën: “Baba jam Alvin hajde me merr dua të kthehem në shtëpi”

Menjëherë pas kësaj nis operacioni i shpëtimit.

Me gjithë vuajtjet që ka përjetuar gjatë këtyre 5 viteve, Alvin mbetet një fëmijë i buzëqeshur. Flet gjuhën arabe dhe pak shqip.