Një gur i vendosur në vendin ku Pashkë Marku, e njohur si “Nana Pashkë”, u vetëflijua duke e djegur vetën, është hequr sot nga pronari i tokës.
Liridon Marku, nipi i Pashkë Markut, ka rrëfyer në Frontal historinë e vendosjes së gurit në vitin 2003, pasi gjyshja e tij dogji vetën, pas varrimit të eshtrave të dy djemve të saj, të vrarë nga forcat serbe.
Marku thotë se babai i tij (djali i madh i Pashkës) e ka pyetur pronarin e tokës ku është vetëflijuar Nana Pashkë, nëse mund ta vendosin një gur aty.
Ai thotë se familja e tij e kanë pyetur pronarin e tokës, që është fqinj i tyre, nëse mund t’ua shesë tokën, ose t’i ndërrojnë parcelat e tokës.
Marku thotë se pronari ka refuzuar të kompensohet për vendosjen e gurit dhe tregon t’u ketë thënë se “Kjo është vepra më e vogël që mund ta bëjmë”.
Por, nipi i Nanës Pashkë tregon se tri vitet e fundit pronari ka kërkuar t’ia heqin gurin, pasi i ka akuzuar familjen se në tokën e tij duan të bëjnë kishë.
“Në dy tri vitet e fundit, Hasani ka kontaktu për me e hek gurin. Babai i ka thënë do me e heq, hiqe, ajo është në tokën tande, por ne nuk e heqim”.
“Arsyeja e heqjes së gurit është se jeni ka doni me maru kishë aty. Baci [babai] ka garantu se asnjë guri më tepër s’vihet aty” , ka thënë Marku.
“Babai na ka lut mos me ia thënë asnjë fjalë familjes Balaj [pronarëve të tokës]”, ka thënë Marku.
Marku tutje ka thënë se pronari i tokës i ka akuzuar ata që e kanë sjellë Kryeministrit Kurti në vitin 2020, pa i pyetur ata. Por, familjari i Nanës Pashkë thotë se nuk e kanë ftuar Kryeministrin, por ai ka bërë kërkesa të vizitonte.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…