POLITIKE

Bislimi kritikon bankat: Shfrytëzuan pandeminë për t’i rritur profitet e tyre

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka folur sonte për sistemin bankar, për rolin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe për ankesat e qytetarëve, që kanë të bëjnë me kreditë në këtë kohë pandemie.

Ai tha se BQK-ja vepron e pavarur, por ka parë një vullnet të drejtuesit e saj për masa më rigoroze në raport me bankat.Në emisionin “Desku” në KTV ai ka vlerësuar se bankat kanë vepruar në kundërshtim me atë që ishin dakorduar përfaqësuesit e tyre me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Ai ka thënë se nuk është koha që bankat të maksimizojnë përfitimet e tyre.

“Ka një dakordim nga takimi i Qeverisë me përfaqësuesit e sistemit bankar, por në terren po ndodh e kundërta e asaj. Jemi dakorduar që bankat t’i shtyjnë pagesat e atyre bizneseve dhe individëve që janë në vështirësi pa aplikuar asnjë kosto. Ajo që ka ndodhur në terren ka qenë e kundërta, e kanë shfrytëzuar bankat me i rrit profitet e tyre. Të gjitha kanë seksionet për komponente sociale, po kanë dështuar duke i aplikuar disa praktika jo fort legale. Banka Qendrore nuk iu ka dhënë diskrecion bankave”, ka shpjeguar ai.

Ai ka thënë se ka nevojë për ndërhyrje me agresive nga BQK-ja.

“Guvernatori është njëfarë këshilltari i ministrit të Financave, e kam takuar. Ai ka me dalë me masa më restriktive për sistemin bankar, sistemi bankar nuk është në nivel të përgjegjësisë në këtë moment. Unë kam qenë shumë optimist në takimin që kemi pasur me të gjithë përfaqësuesit e bankave. Kam besuar se do të na ndihmojnë në këtë fazë. Pasi duke i ndihmu shëndetit të ekonomisë, ata i ruajnë klientët e vet. BQK-ja është e pavarur, ka vepruar në mirëbesim se bankat do të sillen ndryshe, se nuk do të përpiqen në këtë fazë me maksimizu profitin”, ka thënë Bislimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago