LAJME

Bitcoin bie nën 20 mijë dollarë pasi investitorët vazhdojnë të ikin nga kriptovalutat

Bitcoin ra 6,53% në 19,106.37 dollarë në 0734 GMT të shtunën, duke humbur 1,334.33 dollarë nga mbyllja e mëparshme.

Më herët gjatë ditës, ai u fundos deri në 19,047.61 dollarë, pika më e ulët që nga dhjetori 2020.

Bitcoin ka rënë 59% këtë vit, ndërsa eteri është ulur 73%.

Platforma kryesore e kreditimit të kriptomonedhave “Celsius”, njoftoi të hënën se po pezullonte të gjitha tërheqjet, për shkak të “kushteve ekstreme të tregut”, duke shkaktuar një shitje të madhe në tregun e kriptomonedhave me rënien e Bitcoin me më shumë se 9%.

Në një postim të hënën, Celsius tha se “po ndalonte të gjitha tërheqjet, shkëmbimet e monedhës dhe transferimet midis llogarive”, duke vënë në dukje se po e bënte këtë për t’i lejuar vetes të përmbushë të gjitha detyrimet e tërheqjes në të ardhmen.

Kompania tha se veprimi i saj do të stabilizojë likuiditetin dhe operacionet “ndërsa ne marrim hapa për të ruajtur dhe mbrojtur asetet” dhe shtoi se klientët e saj do të vazhdojnë të grumbullojnë shpërblime gjatë ngrirjes.

Sipas faqes së saj të internetit, Celsius pretendon se ka mbajtur 11.8 miliardë dollarë aktive deri më 17 maj, ka përpunuar 8.2 miliardë dollarë kredi dhe ka rreth 1.7 milionë klientë.

Pas njoftimit, vlera e vet tokenit të Celsius (CEL) ra me më shumë se 50%, dhe që nga mëngjesi i së hënës, ai po tregtohej nën 20 cent, nga 7 dollarë që ishte në qershorin e kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago