“Bizneset poshtë pallatit kanë hequr kollonat”, banori ndjehet i rrezikuar dhe apelon për verifikim

Ndërhyrja e bizneseve në konstruksionin e pallateve, është një tjetër problem problem shqetësues që është ngritur nga banorët në ABC News. Gazetari Andi Qosja na sjell historinë e Isa Jodhjas, i cili ndjehet i rrezikuar dhe kërkon verifikim nga ekspertët për pallatin ku banon. Sipas tij bizneset poshtë pallatit kanë ndërhyrë duke hequr kollonat.

“Unë rrezikoj. Jetoj në lagjen 17. Unë nuk jam specialist, por kam frikë se nuk di ç’kanë bërë brenda, kanë zënë dhe hapësirat. Unë nxorra fëmijën me barrelë se dy krahët e pallatit janë bllokuar. Në këto momente fëmijët kanë ikur në Berat, kurse unë jashtë, kam frikë se nuk di ç’ kanë bërë lokalet poshtë”.

Jodhja shprehet se për këtë problem i ka folur edhe presidentit Ilir Meta si dhe i ka çuar ketër ish kryebashkiakut Dako.

“Shqetësimin tonë e këmi bërë publik, se i kam çuar letër edhe Dakos. Ia thashë direkt Ilir Metës. Rrimë me frikë, të verifikohen a ka prishje apo jo, se ne i kemi pa letra. Banesa ka marrë një krisje të vogël. Komplet pallati në kat të parë janë bizneset, duke filluar nga unë e duke dalë në fund e deri te karburanti.

Të gjithë kishin ikur. Na u kujtua ‘91 kur ikën fëmijët në Itali dhe nuk kishte njeri në Durrës. Pse nuk janë bërë në kohë më përpara. Ju lutem shumë shikoni hapësirat jashtë dhe brenda. Asnjë njeri nuk ka ardhur për ta parë”.