BREAKING NEWS

Biznesmeni Blerim Devolli nxit incident me një inspektor sanitar në Pejë, hapet rast në polici ndaj tij dhe një personi tjetër

Të premten, 1 Maj, ishte ditë pushimi, por jo edhe për biznesmenin Blerim Devolli, një të afërm të tij, inspektoratin komunal sanitar në Pejë dhe Policinë e Kosovës. Biznesmeni shumë i përfolur, Blerim Devolli bashkë me disa tjerë kanë thyer rregullat e lëvizjes së përcaktuara, vetëm 90 minuta në ditë, të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Kanë tentuar edhe ta pengojnë në detyrë inspektoratin komunal sanitar.

Me këtë rast, ai është shoqëruar në polici bashkë edhe më një të afërm të tij dhe për rastin është kontaktuar edhe prokurori, si dhe rasti është proceduar si i rregullt, shkruan Reporteri.net.

Në një zonë që njihet si “Majat e Zeza” në Pejë, përballë restorantit “Era”, në Pejë, biznesmeni Blerim Devolli dhe disa të tjerë janë përfshirë në një incident me një Inspektor komunal sanitar dhe Policinë e Kosovës.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar nga burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës se rasti ka ndodhur më 1 Maj, dhe siç merret vesh është raportuar në polici në Pejë rreth orës 20 e 40.

Sipas të dhënave që Reporteri.net ka siguruar nga burime brenda policisë, personi me emrin Armend Devolli, lindur në vitin 1985 ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë. Ai kishte thyer reduktimin e lëvizjes, të përcaktuar 90 minuta, dhe në këtë rast është ndaluar nga Policia dhe një Inspektor komunal sanitar.

Sipas burimeve të Reporterit, derisa një zyrtar i Inspektoratit Sanitar në Pejë, që në këtë rast është viktimë, po ia shqiptonte gjobën, Armend Devolli, ky i fundit i thotë inspektorit se “kam kamerat, ki me e marrë vesh ti”. Një nga personat tjerë që shoqëronin Armend Devollin ka ndërhyrë për, siç thuhet, ta qetësuar situatën, por më pas në skenë del Blerim Devolli, që sipas policisë, e ka nxitur situatën. Pas kësaj, 4 zyrtarë policorë shoqërojnë në stacion policor Armend Devollin dhe Blerim Devollin për intervistim. Sipas burimeve të sigurta në polici, rasti është hapur në procedurë të rregullt dhe se për këtë është njoftuar edhe prokurori.

Rasti në fjalë është cilësuar në raportet policore si “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Reporteri.net posedon edhe emrat e policëve që i janë përgjigjur dhe kanë hetuar rastin, si dhe emrin e inspektorit sanitar komunal.

Për të marrë më shumë informata për rastin, Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë në Pejë. Një zëdhënës i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, të dielën, ka thënë se “nuk ka informacione për këtë rast”. Në fakt, duket e çuditshme që ndonëse ekzistojnë edhe raporte të shkruara që nga e premtja, zëdhënësi në fjalë nuk ka asnjë informatë.

Gazeta Online ‘Reporteri’ ka provuar disa herë të kontaktojë edhe me biznesmenin Devolli, por i njëjti ka qenë i pa qasshëm në telefonin e tij, në disa raste.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago