BREAKING NEWS

Zjarri në Tiranë ngre në këmbë autoritetet, në vendngjarje edhe një helikopter

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë, 14 prill, një pallat shumë-katësh. Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”, ku aty pranë janë dhe konviktet e studentëve të mjekësisë dhe infermierisë.

Deri në këto momente, raportohet për të paktën katër person të lënduar. QSUT ka njoftuar se të paktën dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë paraqitur në urgjencë me shenja asfiksie.

Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga Klan News, një prej banorëve u nxorr nga zjarrfikëset përmes shkallëve ndihmëse, pasi ndodhej në katet e sipërme të godinës. Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të lënduar, megjithatë, pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar.

Në ndihmë po vjen dhe helikopteri i ushtrisë me uji për shuarjen e zjarrit.

Fillimisht flakët përfshin fasadën e pallatit dhe më pas ato u përhapën me shpejtësi. Dyshimet e para janë se flakët kanë nisur nga zona e parkimit, për të përfshirë më pas katet e sipërme. Theksojmë se ky informacion është paraprak dhe jo i konfirmuar nga autoritetet.

Zjarri është mjaft agresiv, gjë që ka pasuar në rrëzimin e një pjesë të fasadës së pallatit në vetëm pak minuta.

Në rrezik janë vënë dhe njësitë e tjera të kompleksit të pallateve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago