POLITIKE

Blair para deputetëve: Lufta për Kosovën nuk ishte vetëm për kosovarët, por për të gjithë ne

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë 1998-99, Tony Blair, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, raporton Anadolu.

Blair i cili paraprakisht u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, tha para deputetëve se ndihet shumë i nderuar për të qenë në Prishtinë.

Ai tha se në këtë ditë, 25 vjet më parë, u arrit një marrëveshje e cila e çliroi më në fund Kosovën dhe u mundësoi qytetarëve të saj të jetojnë dhe shpresojnë përsëri.

Ish-kryeministri britanik tha se “nuk është penduar për ndihmën e dhënë në Kosovë”.

“Për mua, lufta për Kosovën nuk ishte vetëm për kosovarët, por për të gjithë ne, përfshirë edhe vendin tim i cili beson se për lirinë dhe drejtësinë ia vlenë të ngritemi në këmbë dhe nëse është e nevojshme të luftojmë për të. Dhe në një botë e cila është kaq e varur sot, ku siç mund ta shohim me konfliktet në Ukrainë dhe Gaza, ka shumë shtresa dhe lidhje midis asaj që ndodh në një arenë dhe asaj që ndodh në vende shumë larg nga ana e asaj arene. Është thelbësore që ne të gjejmë mënyra zgjidhjeje që janë në përputhje me ato vlera dhe t’i mbështesim ato, jo t’i kundërshtojmë ato”, theksoi Blair.

Ish-kryeministri tha se e di që Kosova ende përballet me shumë sfida dhe shumë vende ende nuk e njohin Kosovën.

Ai tha se për shumë të rinj që kanë lindur pas luftës duhet të bëhet edhe më shumë për t’u dhënë mundësinë e merituar, derisa përmendi disa “ëndrra” të cilat mund të arrihen.

“Le ta imagjinojmë për një moment të ardhmen. Imagjinoni Kosovën të integruar në Bashkimin Evropian. Imagjinoni paqe të brendshme në vend dhe njohje ndërkombëtare jasht. Imagjinoni që rinia e talentuar e Kosovës brenda saj si pjesë e komuniteti evropian të ndihmojë në zhvillimin e inovacionit në teknologji që po e transformon botën”, theksoi Blair.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do të takohet sot edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili do t’i ndajë atij “Çelësin e qytetit”, ndërkohë pak më vonë do të mbahet edhe ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Kryeqytetit” për Tony Blair.

Blair, i cili po e viziton Kosovën për herë të tretë që nga paslufta, ishte një nga njerëzit kryesorë i cili ndikoi që të ndodhte intervenimi i NATO-s në luftën e Kosovës.

NATO-ja bëri një fushatë bombardimesh e cila zgjati për 78 ditë dhe përfundoi më 10 qershor 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago