KRYESORE

Blakaj – Lumezit: Ka takime e incizime që dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr, ky person ka hise në privilegjin tënd si Kryeprokuror

Ish-prokurori Elez Blakaj, ka reaguar, ndaj kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, i cili ka thënë se ka ushtruar funksionin e tij i udhëhequr vetëm nga interesat e sistemit prokurorial dhe nga zbatimi i kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

Blakaj ia ka kujtuar Lumezit se ka dëshmi për mënyrën se si ai ka ardhë në postin e kryeprokurorit dhe çfarë ka bërë gjatë mandatit.

“Aleksander Lumezi: Përkundër të gjitha sfidave, kam pasur privilegjin që të ushtroj funksionin e Kryeprokurorit të Shtetit ekskluzivisht i udhëhequr vetëm nga interesat e sistemit prokurorial dhe nga zbatimi i kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

E more Kryeprokuror…., po harron se ka dëshmi të mjaftueshme të cilat tregojnë saktë, mënyrën si ke ardh, si dhe çfarë ke punuar më të vërtetë gjatë mandatit tuaj!”, ka thënë Blakaj.

ia kujtoi Lumezit informacionet e takimeve me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, si dhe incizimet e dëshmojnë saktë se nga cilat interesa është udhëhequr.

“Rrjedhja e informacioneve nga takimet të cilat i keni pasur me bashkëpunëtorët tuaj të ngushtë dhe të besueshëm e deri tek inçizimet, e dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr! Për këtë nuk jam i befasur, se ju jeni mësuar t’ja lëshoni njëri tjetrit! Pra, është produkt tipik i mentalitetit të cilin ju e keni krijuar, andaj mos u befaso se disa i ki edhe kandidat për Kryeprokuror!”, është shprehur Blakaj në letrën drejtuar Lumezit në Facebook.

Kurse, sipas Elez Blakaj, në privilegjin e Lumezit për postin e kryeprokurorit ka gisht edhe një dost i tij, polic i krimeve ekonomike.

“Ndërsa sa i përket privilegjit në ushtrimin e detyrës se Kryeprokurorit ju kuptoj plotësisht, por të lutëm mos e harro edhe dostin tuaj (policin e krimeve ekonomike) sepse edhe ai ka pas hise në atë privilegj!

Është për keqardhje që edhe pas përfundimit të mandatit tuaj, ju do të vazhdoni të merrni më shumë se 2000 € ( dymijë Euro) apo 70% të pagës suaj, nga buxheti i qytetarëve të cilët fare pak të besojnë!”, ka përfunduar Blakaj postimin e tij në Facebook.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago