Blerim Latifi ish-kshilltari i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka komentuar deklaratën e Besnik Bislimit ministrit në detyrë të Finacave dhe Transfere se do t’i ulen pagat sektorit publik.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka shkruar se ky paraljamërim i i ministrit Bislimi do ta varroste kryeministrin në largim, Albin Kurti.
“Besnik Bislimi, ministri aktual i financave, paska paralajmëru uljen e pagave në sektorin publik. Ky paska vendosë me varrosë politikisht e përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”, ka shkruar Latifi.
Ndër tjera Latifi ka shkruar se nëse merret ky vendim do të shkatërrohet shtresa e mesme e Kososvës dhe mbështetësit e Kurtit do të humbin.
“Ky vendim, nëse merret, e shkatërron shtresën e mesme në Kosovë, e cila ka qenë mbështetësja kryesore elektorale e Kurtit. Besnik Bislimi duhet ta kuptoj një gjë elementare: kriza nuk kapërcehet duke shtu varfërinë, ashtu si zjarri nuk shuhet duke i hedhur benzinë. Varfëria i shton dimensione të reja krizës, nuk ia pakëson ato. Shtimi i varfërisë e bën krizën të pakontrollueshme. Barazia në varfëri është është metodë puro komuniste. Falë saj sot komunizmi është një ide politike e vdekur dhe e përçmuar edhe në varr”, ka shkruar Latifi.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…