Blerim Latifi, ish-këshilltar i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, ndërsa ka përmendur filozofin romak, Ciceroni, konkretisht një citat të librit të tij “Mbi ligjet”, ku thotë se “siguria e popullit është ligji suprem i shtetit”, sipas tij në Kosovë ndodh krejt e kundërta.
Latifi thotë se në vendin tonë interesat e partive politike janë ligji suprem i shtetit!
Postimi i tij:
Ciceroni, filozofi i famshëm romak, në librin e tij “Mbi ligjet” thotë se “siguria e popullit është ligji suprem i shtetit”. Ne në Kosovë mendojmë ndryshe: interesat e partive politike janë ligji suprem i shtetit!