Analisti Blerim Latifi ditëve të fundit është përfshirë në një debat me Driton Talin, këshilltarin e Kryeministrit në largim, për çka edhe u padit nga ky i fundit.
Përmes një shkrimi ën rrjetin social Facebook, ai ka thënë se me padi të shpifura nuk mund të fshehen servilosjet.
“Unë nuk i trembem as këtij mjerani dhe askujt tjetër, sepse kurrë në jetë se kam futur në pazar nderin dhe krenarinë time. Rrjedhimisht as drejtësisë, e cila Driton mjeranit do t’ia përplas fytyrës gomarllëqet e tij.”, ka shkruar tutje Latifi.
Shkrimi i plotë:
Driton Tali-Kali po mendon se me tremb me padinë e tij. Se është i padijshëm dhe sharlatan e tregon qysh ne fjalinë e tij të parë ku shkruan se me “sabah ju kurdis padia Blerim Latifit”. Shikoni sa analfabet është: nuk di të dalloj fjalët “padis” dhe “kurdis”. Në fakt, e tërë e ashtuquajtura “padi e tij” është kurdisje e tij prej mjerani. Takimet e tij me kryeministrin Thaçi në pranverën e vitit 2010 janë gjëra publike, të njohura nga të gjithë në ato kohë. Edhe ato në zyrën e Thaçit. Me padi të shpifura nuk mundet t’i fsheh servilosjet e tij të dikurshme dhe t’i arsyetoj ato të sotmet. Unë nuk i trembem as këtij mjerani dhe askujt tjetër, sepse kurrë në jetë se kam futur në pazar nderin dhe krenarinë time. Rrjedhimisht as drejtësisë, e cila Driton mjeranit do t’ia përplas fytyrës gomarllëqet e tij.