Zyrtarët amerikanë i thanë CNN se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken lëshoi një mesazh të ashpër për Katarin në fillim të marsit:
“Thuajini Hamasit të respektojë marrëveshjen për pengjet izraelite dhe një armëpushim në Rripin e Gazës nëse nuk dëshiron të dëbohet nga Doha”, ku anëtarë të lartë të lëvizjes islamike palestineze janë vendosur prej vitesh.
Sipas burimeve të CNN, mesazhi i është dorëzuar nga Blinken kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani në një takim në Uashington të mbajtur më 5 mars.
Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu vendosi të dërgojë një delegacion në Doha, të kryesuar nga kreu i Mossad-it David Barnea për një takim me kreun e CIA-s Ëilliam Burns, kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani dhe ministrin e Egjiptit, Abbas Kamal për të biseduar për lirimin e pengjeve.