FOTO&VIDEO

Kabineti i Kurtit nuk pranon ta ndriçojë ndërtesën e Qeverisë me ngjyrat e flamurit LGBTI, kërkon opsione të tjera

Qeveria në detyrë Kurti po heziton që ndërtesën e saj ta ndriçojë me ngjyrat e komunitetit LGBTI, për nder të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

Organizata nga komuniteti në fjalë ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, pasnesër, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.

Megjithatë, duket se Qeveria në detyrë Kurti po heziton që ta bëj një gjë të tillë.

Në një përgjigje për portalin Kallxo, Arbër Nuhiu i organizatës CSGD ka deklaruar se fillimisht kërkesa ishte aprovuar, por më pas ishte refuzuar pas dy dite.

Një veprim të tillë në ndërtesën e Qeverisë e kishin bërë përvitshëm qeveritë e kaluara nga viti 2014.

“Javën e kaluar kemi kërku prej Zyrës për Qeverisje të mirë, pranë Zyrës së Kryeministrit, kërkesë kemi bo që me e ndriçu ndërtesën e Qeverisë me 17 maj një aktivitet që ndodh rregullisht prej vitit 2014. Me 12 maj, prej Zyrës për Qeverisje të mirë na është konfirmu që kërkesa jonë është aprovu dhe me 17 maj duke fillu prej orës 20:00 në mbrëmje, do të ndriçohet ndërtesa e Qeverisë me ngjyrat e ylberit. Me 14 maj kemi marrë një email tjetër, që opsioni për me e ndriçu ndërtesën ka ra, dhe prej kabinetit të kryeministrit na kërkohen opsione të tjera”, ka thënë Nuhiu.

Kryeministri Kurti kishte qenë ndër politikanët e vetëm që nuk kishte marrë pjesë asnjëherë në “Paradën e Krenarisë” që organizohet në mbështetje të komunitetit LGBT. Ai nuk ka dhënë asnjëherë një përgjigje te prerë nëse përkrah komunitetin LGBTI dhe te drejtat e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

1 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

18 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

24 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago