LAJME

Bllokimi i disa autobusëve dhe veturave të Kosovës në Serbi, një qytetar tregon se policia serbe është duke i marr në pyetje

Po bëhen pothuajse mbi 10 orë që disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

Qytetari, Nexhat Krasniqi i cili është i ndaluar në këtë pikëkalim kufitar bashkë me shumë të tjerë nga Kosova tregoi se policia kufitare është duke i marr në pyetje (nga koha kur po raportohet 10:17).

Ai tha se kjo është një maltretim që po ju bëhet nga Serbia, për siç tha ai po dyshon se Serbia po hakmerret ndaj tyre pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Isha në kabinat e Policisë, na morën në pyetje. Na i morën emrin, mbiemrin, adresën ku banojmë dhe jetojmë, çka punojmë, etj. më shumë maltretim e hakmarrje qysh jam duke e vërejt, nuk e di. Po garant për shkak të Këshillit të Evropës dhe për shkak të një serbi që e kanë ndal e burgos atje në kufirin tonë, e për qata po më duket që ata po hakmerren më së shumti”, tha Krasniqi.

Ai tregoi po ashtu se brenda në kabinat e policisë janë diku rreth 17 qytetarë të Kosovës që mbi një orë janë duke u marr në pyetje e siç tha ai nuk po i lejojnë që të dalin.

“E pyeta një serb këtu e më tha që kanë urdhër prej s’nalti duhet me ju marr në pyetje. Këta po dyshojnë në do emra si p.sh Jashari, Morina do mbiemra që janë të ndjeshëm në Kosovë ata po i marrin dhe po i mbajnë në kabina e nuk po i lëshojnë me dalë…”, tha Krasniqi.

Ai tha se atë e kanë mbajtur mbi 7 minuta në kabinë duke e intervistuar.

“Më pyetën ku je kon, ku po shkon. Unë ju tregova që punoj nëpër Serbi, punojna…ua përmenda do qytete të Serbisë ku punojë, do mbiemra të serbëve që punojë te ta…punë e kam. Ma morën emrin, mbiemrin, adresën, shpinë ku banoj, ku jetoj qisi sene. E, më thanë je i lirë. I pyeta a mund ta di se çfarë po ndodh, më thanë që nuk varet prej neve kjo punë, e tjerët janë krejt mrena. Minimum që një orë e gjysmë janë brenda duke i marr në pyetje, afër 16 ose 17 qytetarë duke i marr në pyetje”, ka thënë Krasniqi.Ndërkaq, edhe Valdet Hoxha, i cili është pronar i Kompanisë “Teuta Tours”, i cili është nisur nga Kosova për në Slloveni thotë se janë të bllokuar që disa orë.

Ai në një deklaratë për Telegrafin ka treguar se që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago