Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.
Ministria e Punëve të Jashtme që mbrëmë bëri të ditur se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
Protestuesit u bë e ditur se kanë bllokuar gjithashtu pikën kufitare në Bërnjak.
Mediat pro regjimit të Vuçiqit në Serbi, raportojnë se “kjo është shenjë solidariteti me serbët e Kosovës dhe shenjë proteste ndaj vendimit të organeve të Kosovës për ndalimin e hyrjes së kamionëve me targa serbe në Kosovë”.
Ata shtojnë se nuk “do heqin dorë nga bllokada”, e cila ka nisur dje në orën 18:30.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, përfshirë këtu ndalimin e mallrave nga Serbia.
Kjo pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.
Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se institucionet e sigurisë e kanë rritur shkallën e gatishmërisë dhe kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, në përgjigje të situatës së krijuar.
Ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ai i cili kritikoi këtë vendim duke thënë se Kosova duhet ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe.
Ai ka ka cituar qëndrimin e BE-së dhe ka thënë se është jo-evropiane që të ndalohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe për më tepër s’ka as bazë ligjore.
Ndër të tjera Escobar theksoi se SHBA përkrah pozicionin e BE-së dhe konsiderojnë se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm i një situatë tashmë të tensionuar.
“Ne besojmë se duhet ta heqin ndalesën për mallrat serbe. BE beson që është jo-evropiane për të ndaluar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, por edhe s’ka bazë ligjore. Ne si SHBA mbështesim një pozicion të tillë dhe konsiderojmë si një eskalim të panevojshëm të një situatë që është e tensionuar”, ka thënë Escobar.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…