FOTO&VIDEO

Bllokohen turistët britanikë në portin e Doverit. Anglezët po paguajnë për Brexit

Në kushtet kur kaosi nga aeoroportet është transferuar tek portet, pushuesit anglezë janë me mijëra që presin nga 7 orë deri mbi 24 orë për te kaluar në Francë përmes portit të Doverit  dhe Folkestone në tunelin nëndetar që lidh Anglinë me Francën.

Radhët janë kilometrike, duke krijuar kështu një parkim gjigand makinash dhe për këtë autoritetet e portit të Doverit, fajësojnë Brexit-in, që tashmë nënkupton se kontrollet e paspaortave janë më rigoroze dhe kërkojnë kohë. Ato thonë se kanë pasur gjashtë vite kohë që nga referendumi për të dalë nga Bashkimi Evropian për tu përgatitur per situatën.

Deklarata e drejtuesit të portit të Doverit vjen pasi ai pretendoi se Doveri ishte sabotuar nga stafi francez i kontrollit kufitar si dhe kabinat e lëna bosh të enjten dhe të premten. Kjo situatë ka bërë që të ndërhyjë edhe Ministrja e Jashtme Liz Truss, një nga dy kanditatet për të zëvendësuar Boris Johsosn  në polemikën  e cila është bërë e përvitshme tashmë mes Francës dhe Anglisë  për çështjet e kufirit duke e cilësuar atë “tërësisht të shmangshme”.

Ndërkohë francezët kundërpërgjigjen se faji duhet kërkuar tek vendimi për tu larguar nga Bashkimi Evropian duke shtuar se porti i Doverit është shumë i vogël për këtë nivel trafiku.

Padyshsim në këto radhë kilometerike ka edhe familje shqiptare që në këtë periudhë largohen nga Anglia drejt vendlindjes për pushimet e verës, të cilet me siguri do kenë pasoja me prenotimet për kalimin me tragetet apo përmes tunelit nëndetar. Këto situata dëshmojnë se sa pak informacion pati në fushatën e Brexit kur qeveria e djathtë e Boris Johnson trumbetonte se Brexit do frenonte të huajt të vinin në Britani dhe jo pengesat që mund të kishin britaniket për të shkuar në Evropë, duke e konsideruar udhëtimin drejt Evropës si privilegj historik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago