FOTO&VIDEO

Blogeri i huaj promovon çiftelinë: Më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën

Nuk janë të pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga të huajt. Njësoj ka ndodhur edhe me instrumentin e çiftelisë.

Në një kërkim të përditshëm në platformën “YouTube” mund të rasisni në kanalin personal të David Hilowitz (“David Hilowitz Music”). Me banim në Filadelfia, Hilowitz është regjisor filmi dhe krijues muzikor i cili promovon kultura të ndryshme.

Fokusi i tij veçmas qëndron te objektet të cilat janë të vjetra, instrumentet që nuk janë aq të njohura dhe gjithçka tjetër me të cilën mund të krijoj muzikë.

Në një prej videove të tij, Hilowitz tregon rrugëtimin e tij deri te një dyqan i antikave. Ndër të tjera, ajo që ia merr vëmendjen është një çifteli me flamurin kombëtar dhe me mbishkrimin “Kosova”.

Blogeri e merr instrumentin shqiptar për të mësuar më shumë për të. Madje ai promovon edhe artistë të ndryshëm shqiptarë të cilët dijnë t’i bien instrumentit me dy tela. Tutje mënyra e eksplorimit të tij është fantastike.

Me pasion të jashtëzakonshëm, ai bën krahasimin e çiftelisë me instrumentet e tjera si kitarë, tub organi të drurit e sint. Në secilin prej tyre formon një hap tutje për një akordim të ri për çiftelinë dhe rezultati është i mahnitshëm. Gjithë këtë proces ai e emëron me “Ky instrument mikrotonal ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën”.

Për dy ditë të publikimit të deritanishëm, videoja arrin të marrë gati 40 mijë shikime. Ndërkaq komentet nga shqiptarët nuk mungojnë.

“Si shqiptar ndihem i nderuar duke parë një joshqiptar duke ecur në këtë rrugë të gjatë për t’i shtuar kaq vlerë traditës sonë muzikore dhe për t’u ofruar mundësi kaq të mëdha artistëve të rinj dhe kujtdo që vendos të krijojë muzikë”, shkruan ndjekësi Hashim Krasniqi.

Madje ka të atillë që edhe ndërrojnë përshtypje për çiftelinë.

“Unë u rrita duke u mërzitur prej çiftelisë dhe duke e urryer pasi më duhej ta dëgjoja çdo ditë, por gjeta një vlerësim të ri”, thotë njëri nga komentuesit.

“Një kosovar këtu! E pashë këtë video dhe buzëqesha. Pastaj pashë që çiftelinë që e bëtë mostër, brohorita nga emocioni”, është komenti i radhës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago