Kompania Bloomberg ka bërë një shkrim të shtunën përmes të cilit parasheh se Rusia ka humbur 30 miliardë dollarë të GDP-së së saj, që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës.
Rusia ka nisur sulmet ndaj shtetit fqinj, Ukrainës, më 24 shkurt.
Ndërkohë, sipas Bloombergut, GDP-ja e Rusisë gjatë gjithë vitit pritet të bjerë me rreth 9%, raporton Bloomberg.
Rusia ka humbur një numër të konsiderueshëm të trupave të saj nga lufta në Ukrainë, e cila ka hyrë në javën e tretë.
Forcat e saj të armatosura tashmë janë afruar shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, dhe pritet që në ditët në vijim të tentojë të hyjë edhe aty.