LAJME

BMW e blinduar në dispozicion, masa të forta sigurie për takimin e Ramës me emigrantët

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë për takimin e së dielës me emigrantët përveçse ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës helene pasi ndodh në 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ka detyruar autoritetet në kryeqytetin grek që të marrin masa të forta sigurie.

Sipas mediave greke masat e sigurisë do të jenë drakoniane, ndërsa në dispozicion të Ramës do të vendosët edhe një automjet i blinduar tip “BMW” për ta bërë sa më të sigurtë vizitën e tij.

Sipas informacioneve, Rama do të mbërrijë në Greqi mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në stadiumin e mbyllur të Galatsit, ku salla “Christmas Theatre” është përzgjedhur nga organizatorët për zhvillimin e tubimit.

Policia është në pritje të orarit përfundimtar për të dalë me një plan gjithëpërfshirës për masat e sigurisë. Megjithatë, burime të ELAS për Newsbomb.gr kanë bërë me dije se punonjësit zyrtarë të policisë do të jenë në dispozicion për çdo incident apo episod të mundshëm, ndërkohë që policia rrugore do të menaxhojë qarkullimin.

Një qen do të kontrollojë zonën e stadiumit Galatsi para fillimit të takimit, ndërsa deri në përfundimin e tij do të ketë përreth njerëz të sigurisë me uniformë.

Përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, duke folur për SKAI-n theksoi se kjo është një “vizitë private” dhe se qeveria do të garantojë që të gjitha masat e sigurisë të jenë në vend.

“Detyra jonë nuk është të interpretojmë përshtatshmërinë e vizitës së Edi Ramës, puna jonë është të tregojmë respektin për shtetin e së drejtës me veprimet tona. Greqia nuk ka frikë, nëse ka ndonjë arsye do të përgjigjemi”, pohoi përfaqësuesi i qeverisë greke.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago