BMW-ja e ka shpalosur logon e re. Versioni i ri i logos së këtij prodhuesi veturash është një prej “hapave të parë” të ripërtëritjes së identitetit, është thënë nga kjo kompani.
Logoja e re është shpalosur krahas pamjeve të veturës së re BMW i4 dhe përfaqëson “një shikim në të ardhmen” në i4, me 2021-tën si datë e planifikuar e prodhimit.
Ky prodhues bavarez veturash ka bërë të ditur se logoja e re simbolikisht shënjon transicionin drejt veturave elektrike.
Para kësaj, BMW-ja e kishte ridizajnuar logon e famshme të saj në vitin 1997.