Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente.
Burime të sigurta bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.
Siç bëjnë me dije burime e sigurta të Top Channel, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia. Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.
Sponsored by Revcontent
LAJMET MË TË LEXUAR NË LOCAL AREA
17 Cancer Foods You Need to Stop Eating
Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë. në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve drejt qendrave. mendohet tha një burim që këto vende pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, qafë botë, 3 urat dhe Kapshticë.
E thënë ndryshe në të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë. ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera. Një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap edhe gjatë 2015, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje. kriza e refugjateve u rihap pak dite me pare kur Turqia hapi dyert për te lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve te BE=se, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi./TCH
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…