Një incident i fortë ka ndodhur para një përballjeje boksi, ku protagonisti kryesor ishte boksieri shqiptar Amarildo Bakaj, i cili pati një përplasje fizike me rivalin italian Francesco Morandi.
Ngjarja ka ndodhur jashtë ringutdhe ka përfshirë një konfrontim të ashpër mes dy sportistëve, çka çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë. Sipas dëshmisë së vetë Bakajt, gjithçka nisi pas një provokimi nga Morandi.
“Më hoqi syzet dhe prapë e durova. Në përballje nuk na lanë shumë njerëzit, por kur gjithçka përfundoi, e takuam edhe një herë te dera sepse me të vërtetë e meritonte. U bë e madhe, erdhi policia dhe të gjithë. Tani do të më duhet të paguaj një gjobë goxha të lartë për këtë ‘lepur’. Këta mendojnë se mund të provokojnë si të duan dhe se i mbron shteti. Nuk pyes për asgjë kur ta mbushin kupën. Duhet të mësojnë ta respektojnë shqiptarin”, deklaroi Bakaj.