POLITIKE

Boris Johnson godet Gjermaninë: Ata preferonin që lufta të kryhej shpejt me humbjen e Ukrainës, as Franca jo më mirë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë disa deklarata rreth luftës në Ukrainë, që me shumë gjasë nuk do u pëlqejnë aspak liderëve tjerë evropianë.

Boris Johnson sugjeron që Gjermania dëshironte që lufta të përfundonte shpejt edhe nëse Ukraina duhej të ‘pushtohej’ – dhe se Franca ishte ‘në mohim’ raporton Sky News

Ish-kryeministri ka pohuar se vendet e tjera evropiane kishin pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, me Gjermaninë që dyshohet se preferonte një humbje të shpejtë të Ukrainës mbi një konflikt të gjatë, shkruan IndeksOnline.

Në komentet që ka të ngjarë të shkaktojnë trazira mes liderëve evropianë, Boris Johnson tha për CNN Portugal: “Kjo gjë ishte një tronditje e madhe… ne mund të shihnim grupet taktike të batalionit rus të grumbulloheshin, por vende të ndryshme kishin perspektiva shumë të ndryshme.

“Pikëpamja gjermane ishte në një fazë se nëse do të ndodhte, gjë që do të ishte një katastrofë, atëherë do të ishte më mirë që e gjithë puna të përfundonte shpejt dhe që Ukraina të përmbytej,” tha ai.

Johnson tha se kishte “të gjitha llojet e arsyeve të shëndosha ekonomike” për këtë qasje, por se ai “nuk mund ta mbështeste” atë.

Ai gjithashtu bëri komente për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili kishte udhëhequr përpjekjet e Evropës për të frenuar Vladimir Putinin përmes bisedimeve diplomatike.

“Mos kini dyshim, francezët ishin në mohim deri në momentin e fundit,” tha zoti Johnson.

Ish-kryeministri, i cili shihej si një aleat i ngushtë i Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, theksoi se vendet e BE-së më vonë u mblodhën pas Kievit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago