KRYESORE

Borrelli thotë se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja “s’paraqet problem për mua”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, i cili nga dje ka marrë postin e Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, ka thënë se fakti se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës nuk do të jetë problem që ai të jetë ndërmjetës i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji list”, Borrelli thotë se gjithmonë ka të pakënaqur – “nëse e njoh Kosovën, dikush është i pakënaqur – nëse s’e njoh Kosovën, sërish dikush është i pakënaqur”.

“Gjëja e parë që do ta bëj, pasi Kosova të formojë qeverinë, është vizita në Kosovë, ku nuk kam qenë kurrë. Do të vizitoj edhe Serbinë, ku kam qenë disa herë, në mënyrë që të flas me të dyja palët për qasjen e re të zgjidhjes së problemeve në Ballkan, që për ne është një nga prioritetet”, ka thënë Borrelli në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse është problem që ai të merret me çështjen Kosovë-Serbi duke qenë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Borrelli tha: “Jo, përse do të ishte problem?”.

“Unë nuk veproj tani si ministër i jashtëm i Spanjës, sepse kam detyra të reja. E kuptoj që njerëzit mund të vijnë në përfundimin se nëse vendi im nuk e njeh Kosovën, kosovarët nuk do t’më duan. Imagjinoni, në anën tjetër, të vijë nga një vend që e njeh Kosovën. Në atë rast do të mendonin se serbët nuk do të jenë të kënaqur me mua. Ka disa asimetri. E njoh Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nuk e njoh Kosovën, dikush tjetër është i pakënaqur”, potencoi Shefi i Politikës së Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

24 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago