Sindikata u ka bërë thirrje institucioneve të Drejtësisë se nuk duhet të lejojnë që “një kontratë korruptive” të shkatërrojë Telekomin e Kosovës.
Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka lëshuar një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionë eurosh ndaj kompanisë Dardafon.net, përkatësisht operatorit mobil, Z – Mobile, në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli.
Dardafon.net ka fituar lëndën në Arbitrazh në vitin 2016, ndërsa i është njohur e drejta për përmbarim/realizim të borxhit.
Rreth katër vjet me parë, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovë kishte shkelur marrëveshjen pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.
Për këtë çështje në fund të vitit 2016 pati vendosur Gjykata Ndërkombëtare i Arbitrazhit, e cila e obligonte Telekomin të paguante mbi 30 milionë euro gjobë për shkak të shkeljes se marrëveshjes, që Telekomi e ka nënshkruar me Z-Mobile’in në vitin 2009.
Një vit më vongë, ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa se bashku me pronarin e Z-Mobile, Blerim Devolli patën dalë para mediave me arsyetimin se kanë arritur marrëveshje dhe se Devollët do e falnin borxhin e Telekomit që i obligonte Arbitrazhi. Gazeta Express e kishte publikuar kontratën e plotë.
Megjithatë, Dëvollët më vonë u tërhiqen edhe nga kjo marrëveshje dhe përmes gjykatës i kërkuan Telekomit borxhin.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…