LAJME

“Bosh, bosh, bosh”, Blendi Fevziu nxjerr videon: S’më ka ndodhur kurrë ta shoh kështu jugun

Një ndër temat për të cilat është duke diskutuar gjatë këtë sezon turistik është fakti i mungesës së turistëve në bregdetin shqiptar për shkak të abuzimit me çmimet. Qeveritarët raportojnë se këtë sezon kemi një “boom” turistësh, ndërkohë një tjetër realitet i trishtë vjen në rrjetet sociale.

Së fundmi, gazetari Blendi Fevziu ka publikuar pamjet nga plazhi më i bukur në jug të vendit, pikërisht nga Gjiri i Gramës, i cili ngjan një “shkretëtirë” e vërtetë.

Kjo video nga gazetari është bërë pikërisht këtë të mërkurë, 31 korrik, ku supozohet që jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Mirëpo, ndryshe nga vitet e tjera, Fevziu na ka treguar se edhe pse ora shënon 15:30 shezlongët janë bosh.

“Meqë ka një debat shumë të madh për çështjen e turizmit në Shqipëri jam në Gjirin e Gramës, Gjirin më të bukur ndoshta të jugut, gji i cili nuk gjen vend nëse vjen në korrik dhe gusht. Është data 31 korrik dhe është ora 3 e gjysmë e pasdites dhe shikojeni si është situata.

Janë dy varka bosh, të gjithë shezlongët bosh. Janë vetëm 5 turistë të huaj në fund që janë duke qëndruar poshtë shkëmbit dhe 8 veta që po hanë drekë dhe po pinë në dy kafet. Është një nga perlat e Shqipërisë krejtësisht bosh, krejt. Nuk më ka ndodhur kurrë që ta shoh gramën kështu, ndoshta vetëm në tetor. Bosh, bosh, bosh tani se kush e ka fajin këtë nuk e di”, thotë Fevziu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago