LAJME

Brad Pitt zbulon sëmundjen e tij të panjohur

Aktori fitues i çmimit Oscar Brad Pitt ka bërë të ditur se ka “prosopagnosia” (verbëria e fytyrës). Duke thënë se nuk i mbante mend njerëzit që kishte parë dhe takuar më pas, aktori i njohur tha se si pasojë e sëmundjes njerëzit e shihnin si “egoist”.

Aktori me famë botërore Brad Pitt solli edhe një herë një detaj për shëndetin e tij.

Duke folur për GQ Magazine, aktori 58-vjeçare tha se ka “prosopagnosia” (verbëria e fytyrës), e cila zakonisht është e lindur dhe shkaktohet nga një mangësi në një zonë të trurit.

Pitt tha se ai nuk ishte diagnostikuar zyrtarisht, por se të gjitha simptomat që ai tregoi konfirmuan se ai kishte këtë sëmundje”prosopagnosia”.

Prosopagnosia, e njohur edhe si verbëria e fytyrës, zakonisht është e lindur. Për shkak të një dëmtimi kognitiv në tru, njerëzit me këtë sëmundje nuk mund të njohin, apo edhe pothuajse të shohin, fytyrat e njerëzve të tjerë. Mund të ketë gjithashtu situata ku disa njerëz kanë vështirësi edhe të njohin fytyrat e tyre.

“ATA MENDONIN SE JAM EGOISt”

Brad Pitt deklaroi se nuk i mbante mend njerëzit që kishte takuar dhe tha: “Kjo sëmundje bënte që njerëzit të më shohin si indiferent, të paarritshëm dhe egoist që mendon vetëm për veten”.

” ASKUSH NUK ME BESON!”

“Askush nuk më beson”, tha aktori fitues i Oskarit në një intervistë me Ottessa Moshfegh. Moshfegh deklaroi se edhe bashkëshorti i saj ka prosopagnosti.

“UNË NUK JAM EGOIST”

“Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk i respektoj”. tha ai. Pitt shtoi se njerëzit e shohin atë si “egoist” si rezultat i sëmundjes që ai pretendon se ka.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago