Brazil: Mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro sulmojnë kongresin

Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro kanë sulmuar Kongresin dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për t’i zmbrapsur ata.


Skenat dramatike erdhën një javë pas inaugurimit të veteranit të krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.

Mbështetësit e Bolsonaro – të cilët refuzojnë të pranojnë se ai humbi zgjedhjet – thyen barrierat dhe hynë në ndërtesën në kryeqytetin, Brasília, ka raportuar BBC.

Protestuesit – të cilët thyen xhamat e ndërtesës – kishin kampuar aty pranë.

Lula mundi Jair Bolsonaro në zgjedhjet e tetorit.

Në fjalimin e tij të inaugurimit, Lula u zotua të rindërtojë një vend në “rrënoja të tmerrshme”.

Ai dënoi politikat e paraardhësit të tij, i cili shkoi në SHBA për të shmangur ceremoninë e dorëzimit.