KRYESORE

Britania dëshiron t’i japë nënshtetësinë banorëve të Hong Kongut, Kina: Mendohuni dy herë

Nuk shuhen polemikat midis Britanisë së Madhe dhe Kinës për çështjen e statusit të ish-kolonisë britanike të Hong Kongut.

Javën e kaluar kryeministri anglez Boris Johnson kishte deklaruar se pas nismës së Pekinit, që miratoi një ligj mbi sigurinë që sipas Londrës shtypte lirinë Hong Kongut, Britania do të siguronte pothuajse të gjithë banorëve të ish- kolonisë statusin e “nënshtetasit britanik jashtë territorit”, duke i dhënë atyre mundësinë për t’u transferuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe aplikuar pas pak vitesh për nënshtetësinë e plotë.

Reagimi i Pekinit nuk vonoi, me Ministrinë e Jashtme që paralajmëroi pasoja për një vendim të tillë, që mund të përfshijë rreth 3 milionë nënshtetas kinezë.

“I sugjerojmë Britanisë ta mendojë dy herë këtë vendim. Sipas të dhënave bëhet fjalë për 3 milionë persona, që duhet të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi punësimi, ndoshta do të duhet të konsultoheshin me popullin britanik për diçka të tillë”, ironizoi Zhao Liljan, zëdhënësi i Ministrisë së Pekinit.

Rreth 350 mijë persona në Hong Kong e kanë tashmë këtë status, dhe rreth 2.9 milionë mund ta marrin pas vendimit të Johnsson.

Ndërkohë, një prej liderëve studentor të protestave të vitit të kaluar, Simon Cheng, është i pari që ka marrë azil politik në Britani, pasi është dhunuar dhe i burgosur në mënyrë sekrete nga autoritetet kineze.

Rasti i tij mund të shtyjë realisht mijëra moshatarë të tij, por jo vetëm, të braktisin atë që deri pak vite më parë cilësohej si një nga qytetet-shtet më të përparuara të botës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago